Flash News

E-TJERA

Pastronte paratë e bandës “Çopja”, policia njofton arrestimin e Klajdi Merkajt

Pastronte paratë e bandës “Çopja”, policia njofton

Policia e Shtetit njofton se, është arrestuar në Itali shtetasi Klajdi Merkaj, 35 vjeç, i kërkuar për llogari të SPAK. Arrestimi u realizua përmes shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet italiane, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”.

Merkaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO), e cila më datë 29.07.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vazhdon të koordinojë me Interpol Romën për realizimin e ekstradimit të Klajdi Merkajt në Shqipëri.

Të fundit