Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik, Karamuço: Iranianët kanë vjedhur të dhënat e muxhahedinëve në Manzë

Sulmi kibernetik, Karamuço: Iranianët kanë vjedhur të

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço deklaroi se nga sulmi kibernetik i Iranit janë vjedhur edhe të dhënat e kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manzë.

I ftuar në studion e Abc Neës, Karamuço u shpreh se janë materiale shum të rëndësishme teksa theksoi se duhet shtuar masa e sigurisë për të mbrojtur sistemet e sigurisë.

“Janë materiale shumë të rëndësishme, por duhet të ngremë shumë pikëpyetje dhe duhen shtuar masat e sigurisë të këtyre sistemeve dhe të mbështeten institucionet. Akoma sot nuk funksionojnë sistemi i gjobave dhe sistemi biometrik. Të dhënat e kampit të muhaxhedinëve në kampi Ashraf 3 në Manzë, janë marrë, këto të dhëna janë marrë, dhe dalim në konkluzionin që dëmi është shumë i madh, duhet trajnim i burimeve njerëzore shqiptare”, tha Karamuço.

Të fundit