Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Blinken bisedë telefonike me Ramën, mesazhi i SHBA

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Blinken bisedë telefonike me

Pas sulmit kibernetik në sistemin e-Albania dhe TIMS, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bëri me dije ambasada amerikane në Tiranë, e cila thotë se Blinken i dënoi sulmet ndaj Shipërisë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.

"Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që sulmi edhe nga Irani, duke bërë që Shqipëria të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. SHBA mbështeti Shqipërinë dhe në shenjë solidariteti vendosi sanksione ndaj disa zyratrëve iranianë.

Të fundit