Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik ndërpret edhe aplikimet për shërbimet në Kadastër

Sulmi kibernetik ndërpret edhe aplikimet për shërbimet në

Pas Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Punëve të Jashtme, edhe Kadastra ka njoftuar ndërprerjen e aplikimeve për shërbimet kadastrale online.

Në një njoftim, kadastra shkruan se shkak për ndërprerjen e shërbimeve është bërë sulmi kibernetik i një dite më parë, çka bëri që të ndërpriten shërbimet ofruara online. Shërbimet kadastrale do të mbeten të pezulluara deri në një njoftim të dytë.

“Të nderuar Qytetarë!

Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit. Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje Ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Kadastrës.

Të fundit