Flash News

E-TJERA

Atentati me 1 viktimë në mes të lokalit, Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Fatjon Muratin

Atentati me 1 viktimë në mes të lokalit, Prokuroria e

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fatjon Muratin kurse për Kristian Gjinin përfaqësuesi i prokurorisë ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 12 vite burgim.

Prokuroria e Tiranës ka lexuar në gjykatë pretencën ndaj Gjini dhe Murati, të akuzuar për “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Në tetor të 2022 policia kreu një aksion për kapjen e armëve të zjarrit në disa shtëpi të marra me qira nga Kristian Gjini, ku u arrestua edhe Fatjon Murati si bashkëpunëtor.

Fajton Murati një personazh me të shkuar të errët kriminale, rezulton të jetë mik i Enrik Dokles. Po ashtu ai është pronari i lokalit në “Don Bosko” ku u qëllua me breshëri automatike dhe si pasojë mbeti e vdekur në vend banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur, e cila mori plagë në dorë.

 

Të fundit