Flash News

E-TJERA

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, Gjykata e Apelit ndryshon masën për 4 efektivët

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e dyshuar si Ibrahim Lici, pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima. 

Gjykata hoqi pezullimit nga detyra për katër efektivët , si dhe duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Katër efektivët e dyshuar per shperdorim detyre do te hetohen ne gjendje te lire me mase sigurie detyrim paraqitje.


Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave.

Të fundit