Flash News

E-TJERA

Sulmi me armë ndaj lokalit të efektivit në Shkodër, zbardhen emrat e katër të dyshuarve

Sulmi me armë ndaj lokalit të efektivit në Shkodër, zbardhen

Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.

 Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve të Vigut'. Mësohet se në kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj, raporton News24.

Sipas burimeve mësohet se efekti i policisë ditët e fundit ka ndaluar teksa ka qenë në shërbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar të mos i bindet policisë dhe ka debatuar me Pjetrin i cili i ka sekuestruar makinën.

Nga ana tjeter, Pjetri nuk e ka akuzuar drejtpërdrejtë se mund të jetë ai autori i ngjarjes por vetëm ka rrëfyer këtë konflikt për shkak të detyrës si efektiv i Shqiponjave.

Vlash Pjetri, vëllai i efektivit të Shqiponjave, ka deklaruar për mediat se ngjarja ka ndodhur një orë pasi lokali ishte mbyllur.

“Lokali kishte 1 orë që ka qenë i mbyllur. Kemi dëgjuar krisma dhe kemi dalë jashtë. Kemi parë lokalin që është i demtuar. Pasi ka ardhur grupi hetimor kemi konstatuar që automjeti i vëllait Alfredit që punon me Shqiponjat është qëlluar. Mjeti ka qenë në oborr i parkuar. Nuk kemi konflikte me askënd.  Ne lokal ështe qëlluar 25 here”, u shpreh ai.

 

Të fundit