Flash News

E-TJERA

Tërmeti me magnitudë 4.7 në Pukë, plasaritje në spitalin e qytetit dhe në disa pallate

Tërmeti me magnitudë 4.7 në Pukë, plasaritje në
Foto ilustruese

Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës riher i regjistruar mbrëmë në Pukë ka shkaktuar dëme materiale.

Bashkia e Pukës ka bërë me dije se deri tani janë konstatuar dëme në disa pallate dhe në godinën e spitalit të qytetit, ku sipas raportimeve kanë pësuar plasaritje dhe rënie suvash.

“Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129”, njofton bashkia.

 

Të fundit