Flash News

E-TJERA

Atentati me tre të vdekur në Memaliaj, policia shoqëron 27 persona

Atentati me tre të vdekur në Memaliaj, policia shoqëron 27

Policia e Gjirokastrës po kryen kontrolle në lidhje me atentatin me tre të vdekur në Memaliaj. 

Deri në këto momente janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë, Shkodër, dhe janë shoqëruar 27 persona dhe po vazhdohet edhe me shoqërime dhe me kontrolle intensive në terren.

Kupola e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë se Shtetit është stacionuar për ndihme në Drejtorinë e Policisë Vendore në Gjirokastër.

Në atentat kanë marrë pjesë 2 persona, njëri drejtonte automjetin dhe tjetri ka shtënë me armë automatike në drejtim të viktimave.

Të fundit