Flash News

E-TJERA

I mori jetën Arian Gosës, publikohet videoja e 31-vjeçarit para vetëdorëzimit në polici

I mori jetën Arian Gosës, publikohet videoja e 31-vjeçarit para

Habib Rexha para se të dorëzohej në polici si vrasësi i Arian Gosës, ka bërë një video në prani të babit të tij, teksa shprehet se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, thotë i riu në pamjet e publikuara në media.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij.

Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

 

Të fundit