Flash News

E-TJERA

I mori rrjedha e ujit, gjenden pas 16 orësh trupat e pajetë të babë e bir në Bogë

I mori rrjedha e ujit, gjenden pas 16 orësh trupat e pajetë të

Gjenden trupat e pajetë të babë e bir, të cilët i mori rrjedha e ujit teksa po leviznin me automjet. Ata janë viktimat e motit të keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Viktima mbetën Pjetër Rushaj, 48 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç. 

Kërkimet zgjatën mbi 16 orë. Ngjarja ndodhi në Bogë të Malësisë së Madhe. Në makinë ishte edhe vajza, por ajo arriti të dilte dhe të shpëtonte me ndihmën e banorëve të zonës.

“Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)”, njofton policia.

 

Të fundit