Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, cilat janë tre pistat e hetimit

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, cilat janë tre pistat e hetimit

Dy ditë më parë, Aleksandër Sadikaj mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë. Një shpërthim i fortë me eksploziv i shkaktoi 27-vjeçarit me origjinë nga Memaliaj, humbje gjymtyrësh dhe pas mbërritjes në spital, Sadikaj ndërroi jetë.

Pista e parë e hetimit duke marrë parasysh edhe të shkuarën kriminale të Sadikajt, është prishja e pazareve të drogës.

Dyshimet kryesore janë se Sadikaj i ruhej atentatit. Bashkëjetuesja e Sadikajt është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se 27-vjeçari nuk ka vërejtur lëvizje të dyshimta. Por, në senatorin e makinës së tij ka vënë re një problem. Ky i fundit ishte i hapur.

Vetëm 5 minuta pasi Sadikaj ka shkuar në banesë ndodhi edhe shpërthimi.

Shoku i ngushtë i Sadikajt ngre një tjetër pistë hetimi. Ai pohon se 27-vjeçari jepte para borxh kundrejt përqindjes dhe disa ditë më parë ishet konfliktuar me një person që i kishte dhënë para me fajde.

Të fundit