Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Arjan Ndojit, jepet masa e sigurisë për 5 të akuzuarit

Atentati ndaj Arjan Ndojit, jepet masa e sigurisë për 5 të

Lihen në burg pesë të arrestuarit të cilët akuzohen për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. 

Gjykata e Posaçme vendosi ‘arrest me burg’ për Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri.

Ata akuzohen si pjesëmarrës në atentatin e organizuar nga Plarent Dervishaj, i shpallur në kërkim bashkë me Julian Meçaj , Ramazan Rrajën dhe A.SH. (alias D. Sh)..

Të fundit