Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj Berishës në protestë, reagon Policia e Tiranës

Sulmi ndaj Berishës në protestë, reagon Policia e Tiranës

Protesta e opozitës ka marrë vëmendje maksimale sot nga mediat vendase dhe të huaja po ashtu. Pavarësisht incidentit që ndodhu, ku 31-vjeçari, Gert Shehu, goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berishën, ky i fundit vijoi protestën, duke mos ndryshuar asgjë nga axhenda.

Pasi u shoqërua nga forcat e policisë, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar i Policisë së Tiranës, Në reagim thuhet se rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Reagon Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit