Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj e-Albania, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur hetimet

Sulmi ndaj e-Albania, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur hetimet

Prokuroria e Tiranës ja nisur hetimet lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare.

Sipas Syri.tv, prokuroria po heton lidhur për sulmin që dyshohet se u ndërmor nga jashtë Shqipërisë dhe detyroi autoritetet të mbyllnin shërbimet online për qytetarët.

Ndërkohë AKSH-i në bashkëpunim me konsulentë dhe ekspertë vendas e të huaj, ka rikthyer në punë disa sisteme që u nxorën jashtë funksionit pas sulmit kibernetik, por disa vijojnë të rezultojnë të bllokuara.

Ato u goditën nga një sulm kibernetik më 17 korrik, ndërsa u sqarua se bëhej fjalë për një sulm masiv kibernetik, të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë, me dyshimet për dy vende origjine.

Të fundit