Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj eskortës së Ramës dy vjet më parë, Prokuroria mbyll hetimet dhe merr të pandehur ish-zyrtarë të PD

Sulmi ndaj eskortës së Ramës dy vjet më parë,

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka mbyllur hetimet për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite pune në Librazhd në 2019-ën.

Sipas Neës24 të pandehur u morën kryetarët e PD të degëve te qarkut Elbasan dhe një ish-deputet.

Zyrtarët e PD janë marrë të pandehur për akuzën e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Bëhet fjalë për Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Përrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

Kujtojmë se incidenti ka ndodhur më 13 qershor të vitit 2019 në hyrje të Librazhdit ku eskorta e kryeministrit u sulmua me mjete të forta, teksa u pritur me protesta nga banorët e Librazhdit. Eskorta e tij u godit asokohe nga qytetarët me vezë, perime dhe me kartonë.

 

 

Të fundit