Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Lulzim Mashës, arrestohet autori

Atentati ndaj Lulzim Mashës, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin që qëlloi me tre plumba drejt makinës së administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar 31-vjeçari, Skedri Tasi, i cili akuzohet për Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Më datë 18.01.2022, Skerdi Tasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lulzim Mashës.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Të fundit