Flash News

E-TJERA

Atentati në Athinë, mediat greke: Dy shqiptarët e plagosur të skeduar për trafik droge

Atentati në Athinë, mediat greke: Dy shqiptarët e plagosur
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë mbetën të plagosur në një atentat mbrëmjen e djeshme në zonën e Vuolës në Athinë të Greqisë.

E përditshmja greke, Kathimerini, shkruan se dy shqiptarët janë të skeduar për çështje që lidhen me trafikun e drogës.

Njëri prej të plagosurve, i cili ka një plagë në bark, është liruar pak muaj më parë dhe në të kaluarën mësohet se ka qenë i përfshirë në një incident me të shtëna me armë ndaj policëve.

Krahas kësaj, sipas informacioneve dhe dëshmive që ka në duart e saj policia greke, në vendin e ngjarjes së djeshme ka pasur edhe persona të njohur nga autoritetet për shantazhe.

Megjithatë, nga të dhënat e deritanishme, nuk duket të jetë një pritë, por ka gjasa që konflikti të ketë lindur gjatë mosmarrëveshjeve gjatë një transaksioni mes dy palëve.

Të fundit