Flash News

E-TJERA

Atentati në ‘Don Bosko’, ish-drejtuesja e Prokurorisë Tiranë: Përgjegjësit e vërtetë janë strukturat ligjzbatuese

Atentati në ‘Don Bosko’, ish-drejtuesja e Prokurorisë

Ish-Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar atentatin e mbrëmshëm në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një grua humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Imeraj bëri përgjegjës strukturat që kanë për detyrë të ruajnë qetësinë publike dhe të parandalojnë ngjarje të tilla.

Ajo shtoi se rrethanat e ngjarjes tregojnë se ngjarja ka qenë e planifikuar dhe e mirëmenduar.

“Duke gjykuar nga rrethanat, do ta ndaja në disa momente kryesore.

Për sa i përket planit hetimor, pasja e një makine në dispozicion dhe pasja e armëve të tilla po studimi i zonës, jep idenë e një plani të mirëmenduar dhe të paraplanifikuar.

Elementi i dytë lidhet me pasojën, pra me personat e pafajshëm. qytetarët duhet të vënë në përgjegjësi prokurorinë e policinë se përse këto njerëz mund të lëvizin të armatosur në këto zona.

Duhen masa parandaluese.
Lidhet me shoqërinë dhe me mënyrën si ruhen personat e tillë.
Ajo që është e rëndësishme, që duhet të jemi të përgjegjshëm në reagim. Është e tepërt të kemi kaq shumë pasoja në njerëz të pafajshëm. Viktima ishte në punë.

Gishtin e përgjegjësisë ia vë strukturave që kanë detyrë ruajtjen e qetësisë publike dhe parandalimin e situatave të tilla.

Ajo që duhet të bëhet është që strukturat përkatëse të jenë në gjendje të reagojnë”, ka deklaruar Imeraj.

 

 

Të fundit