Flash News

E-TJERA

Krimi në Greqi, zbardhet identiteti i viktimës; si e planifikoi shqiptari vrasjen e kunatit

Krimi në Greqi, zbardhet identiteti i viktimës; si e planifikoi

Janë zbardhur identitetet e viktimës dhe autorit të vrasjes në familjen shqiptare në Greqi.

Erjon Pelivani, 33 vjeç, mbetii vdekur pas të shtënave me armë gjahu na Fatmir Tarrellari, 50 vjeç. Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë.

Vrasja u krye pasi Tarrellari dyshonte se kunati i tij, Erjoni, kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij. Vetë 18-vjeçarja kishte pohuar se madje daja e kërcënonte me foto dhe video intime.

Pas vrasjes, Tarrellari është paraqitur në polici dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

Tarellari dyshohet se e kishte planifikuar vrasjen, pasi me rrëfimin e vajzës ai kishte blerë një armë dhe i kishte kërkuar bashkëshortes së tij të njoftonte vëllain e sja për ta ndihmuar.

Të dy arritën në vendin e ngjarjes dhe Tarrellari qëlloi në fytyrë Pelivanin duke e lënë rë vdekur në vend. Policia gjeti më vonë trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Të fundit