Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë, shoqërohet për herë të dytë Valter Bami

Atentati në Krujë, shoqërohet për herë të

Është shoqëruar për herë të dytë në polici Valter Bami për atentatin në Krujë, ku mbeti i vrarë Ramazan Simoni dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtjas, shënjestër e atentatorëve.

Deri tani nuk ka detaje nga shoqërimi i dytë i Bamit.

Një ditë më parë, ‘të fortët e Niklës’, Durim dhe Valter Bami, si edhe Marklen Haka u liruan pas dëshmisë që dhanë për atentatin në Krujë. Ata dëshmuan se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Nga të shtënat me breshëri kallashnikovi mesnatën e së martës mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati i Genjtan Bejtjas. Ky i fundit ishte shënjestra e atentatit, ndërsa të plagosur mbetën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Të fundit