Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë, zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Gjurmët e barutit në duar i kisha nga...

Atentati në Krujë, zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Gjurmët

Është zbardhur dëshmia e Valter Bamit, i arrestuar për atentatin në Larushk të Krujës, ku u vra 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtja (shënjestra e atentatit).

Valter Bami ka deklaruar se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka me leje.

Madje sipas raportimeve  Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur.


Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, ka thënë ai.

Të fundit