Flash News

E-TJERA

Atentati në Larushk, Valter Bami del para gjykatës

Atentati në Larushk, Valter Bami del para gjykatës

Valter Bami, i arrestuar për “armëmbajtje pa leje” do të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Bami u arrestua pas shoqërimit  për herë të dytë lidhur me atentatin në Larushk ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentjan Bejtjas, shënjestër e atentatit.

Në kyçin e dorës së Bamit, sipas ekspertizës, ishin gjetur shenja baruti që dyshohet se i përkasin armës së përdorur në atentatin e Larushkës.

Vetë Bami ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen duke thënë se mbrëmjen kur ndodhi atentati, ndodhej në banesën e tij.

Të fundit