Flash News

E-TJERA

Atentati në Lushnje, RENEA ‘zbarkon’ në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, kontroll për të shpallurit në kërkim

Atentati në Lushnje, RENEA ‘zbarkon’ në Durrës,
Foto Ilustruese/ Forcat RENEA

Një ditë pas atentatit në Lushnje ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Muça dhe u plagosën 5 persona të tjerë, RENEA ka nisur aksionin për kontrolle në disa qytete.

Forcat Speciale kanë mbërritur në Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Në qendër të operacionit janë personat e shpallur në kërkim dhe ata që posedojnë armë zjarri. Mësohet janë shoqëruar disa persona, mes tyre edhe 2 të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës.

Ende nuk ka një njoftim apo të dhëna zyrtare nga operacioni që kanë ndërmarrë forcat RENEA.

Muça u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij në qendër të pedonales së Lushnjes. Atentatorët qëlluan nga një makinë në lëvizje në drejtim të lokalit duke lënë të plagosur edhe 5 të tjerë.

 

Të fundit