Flash News

E-TJERA

Atentati në Shkodër, Lici dhe Bushati kishin ardhur nga Mali i Zi, ju bë pritë nga tre persona

Atentati në Shkodër, Lici dhe Bushati kishin ardhur nga Mali i Zi, ju

Detaje të reja janë zbardhur për atentatin e rëndë ndaj Hamza Licit, ndodhur dje në zonën e Dobraçit në Shkodër.  

Sipas raportimeve në media policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

Ndërkohë dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë në atentat, dy prej tyre si qitës dhe një i tretë si drejtues i automjetit nga i cili është qëlluar drejt Licit. Të gjithë autorët kanë qenë të maskuar.

Në momentin e ngjarjes, në makinë me Hamza Licin ndodhej dhe Arlind Bushati, i cili u plagos rëndë dhe humbi jetën më vonë në spital.

Lici dhe Bushati kishin ardhur nga Mali i Zi, por atentatorët, të informuar për lëvizjet e tyre, u kishin zënë pritë.

Të fundit