Flash News

E-TJERA

Atentati në Shkodër, policia reagon sërish: Në automjetin e Hamza Licit u gjetën 3 pistoleta

Atentati në Shkodër, policia reagon sërish: Në automjetin e
Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një grua kalimtare. Sipas policisë, në automjetin me të cilin udhëtonte Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë një automjet tip Land Rover u gjet i djegur plotësisht në Grudë e Re me 2 automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

'Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve', njofton policia. 

Sakaq, vijon puna hetimore për zbardhjen e krimit, ndersa Arlind Bushati, i cili u plagos në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Të fundit