Flash News

E-TJERA

Atentati në Shkodër, reagon policia: Dy viktima dhe dy të plagosur

Atentati në Shkodër, reagon policia: Dy viktima dhe dy të

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje nga dinamika e atentatit me armë zjarri i ndodhur pasditen e sotme në Dobraç.

Sipas policisë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. 

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese.

Gruaja, Flutura Basha ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Njoftimi zyrtar: 

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Të fundit