Flash News

E-TJERA

Atentati në Tiranë/ Njëri prej të plagosurve është daja i viktimës, rezulton me precedent për drogë në Itali

Atentati në Tiranë/ Njëri prej të plagosurve është

Edmond Crroj, 41 vjeç është njëri prej personave që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur pasditen e sotme në një lokal në ‘Don Bosko’ në Tiranë.
Mësohet se Crroj është daja i viktimës Erion Çela dhe Blerim Çelës (vëllai i viktimës, po ashtu i plagosur) dhe rezulton me precedent penal në fushën e trafikut të drogës në Itali. Pikërisht, te ky person është orientuar edhe pista hetimore e policisë.

Mësohet se kanë qenë dy persona që i janë afruar lokalit dhe më pas kanë qëlluar nga brendësia e mjetit tip Benz në drejtim të lokalit.  

Deri tani, nga policia nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes gëzhojat, pasi mendohet se janë grumbulluar në brendësi të mjetit prej nga është qëlluar.

 

Të fundit