Flash News

E-TJERA

Atentati në Tiranë/ Vëllezërit Çela të përfshirë në trafik droge, dyshohen si shënjestër e autorëve

Atentati në Tiranë/ Vëllezërit Çela të

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në zonën e Don Boskos k,u mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.

Mësohet se viktima dhe vëllai i tij, Blerim Çela, janë të përfshirë në trafikun e drogës, çka shton dyshimet se edhe vëllezërit mund të kenë shënjestër të atentatit. Deklarata është bërë nga daja i dy vëllezërve, Urim Crroj.

Atentati ndodhi dy ditë më parë rreth orës 16:15 të pasdites, në një lokal në zonën e Don Boskos. Viktimë e atentatit mbeti Erion Çela, ndërsa u plagosën Blerim Çela, vëllai i viktimës, Edmond Crroj, daja i viktimës, Arben Dani, mik i Edmondit dhe Azbi Selimaj një klient i rastësishëm.

Pista kryesore e hetimit është e shkuara kriminale e viktimës dhe dajës së tij, Edmond Crrojt, i cili fillimisht u dyshua të ishte edhe shënjestra e atentatit.

 

Të fundit