Flash News

E-TJERA

Tërmeti në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme

Tërmeti në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar për lëkundjet sizmike që u regjistruan sot në vendin tonë, në orën 18:01, në Burrel.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti kishte magnitudën 3.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me thellësi prej 15.2 km.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës, por, sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, asnjë dëmtim material nuk është raportuar. Strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk kanë njoftuar për ndonjë dëmtim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon të monitorojë situatën për çdo zhvillim të mundshëm.

Të fundit