Flash News

E-TJERA

I plagosuri i atentatit në Rinas dyshohet të jetë agjent i AMP-së

I plagosuri i atentatit në Rinas dyshohet të jetë agjent i

Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar këtë pasdite në Rinas dyshohet të jetë agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.

Shaljani ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me pasagjer Gilmando Danin kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur këtë të fundit.

Ai është është transportuar në Spitalin e Traumës ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin e ndodhur.

 “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.”- njofton policia.

Të fundit