Flash News

E-TJERA

I riu shqiptar gjendet i vdekur në Itali

I riu shqiptar gjendet i vdekur në Itali

Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në San Tammaro të Italisë.

I riu, 30 vjeç, u gjet i shtrirë në tokë, ndërsa mediat italiane raportojnë se ai ishte parë për herë të fundit një natë më parë në një lokal, rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.

Pas kësaj kohe, askush nuk kishte dëgjuar më për të. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, dhe policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Trupi i të riut shqiptar është dërguar në morg, ku pritet të kryhet autopsia për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Të fundit