Flash News

E-TJERA

I shpërthyen makinën me tritol/ Zbardhet dëshmia e prokurorit, pistat ku po hetohet

I shpërthyen makinën me tritol/ Zbardhet dëshmia e prokurorit,
Foto ilustruese

Është zbardhur dëshmia e prokurorit Arjan Muça, pas shpërthimit të mjetit tip “Mercedes Benz”, te “Komuna e Parisit”,  mbrëmjen e kaluar.

Muça ka thënë se mjeti është në pronësi të tij prej më shumë se dy vitesh dhe se e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare te “Komunës së Parisit”.

Sipas "News 24", Prokurori e ka cilësuar sulmin të lidhur me detyrën e tij, duke theksuar se nuk ka konflikt me njeri. Muça është prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë.

Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.

Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar lloji i lëndës plasëse dhe sasia, por  dyshohet se ajo ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Të fundit