Flash News

E-TJERA

I shpërthyen mjetin luksoz me 300 gr tritol, zbardhet dëshmia e pronarit në Shkodër

I shpërthyen mjetin luksoz me 300 gr tritol, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e shtetasit Nazmi Bandula, në makinën e të cilit një natë më parë shpërtheu një sasi e konsiderueshme e dyshuar si tritol.

 Nazmi Bandula ka deklaruar për Policinë e Shkodrës se nuk e kishte idenë se kush e ka vendosur tritolin, për shkak se nuk ka probleme apo konflikte me ndonjë person.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por dëme të konsiderueshme materiale në mjetin tip fouristradë X5, si dhe banesën e Nazmi Bandulës.

Deri më tani nuk ka arrestime apo autorë të dyshuar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Nazmi Bandula është një person me precedent penal, sepse është arrestuar në vitin 2012 pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit i ka drejtuar armën.

Të fundit