Flash News

E-TJERA

I shpëtoi atentatit në Shkozet, zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja para vettingut

I shpëtoi atentatit në Shkozet, zbardhet dëshmia e prokurorit

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, i cili i shpëtoi atentatit në Shkozet në vitin 2019, doli sot para KPK-së në seancën e vettingut, për akuzat e ngritura nga organi “për ndikim me persona të paligjshëm”.

Në dëshminë e tij para KPK, Ndoja i ka mohuar akuzat se në makinën e tij ditën e atentatit janë gjetur dosje të vjedhura nga Prokuroria e Durrësit. Ndoja është shprehur se prokuroria duhet t’i sjellë qoftë edhe një regjistrim ku ai ka qenë duke folur me persona që janë pjesë e krimit të organizuar.

Sa i përket atentatit, Ndoja ka thënë se është nën hetim nga SPAK dhe se ndaj tij nuk është kryer asnjë regjistrim penal.

“Akuzë e rëndë për mua, që i referoheni medias që tha se  në makinën e Ndojës janë gjetur dosje të vjedhura në Prokurorinë e Durrësit. Po iu sjell vendim të gjykatës që thotë në Prokurorinë e Durrësit janë vjedhur kompjutera, severa! Të marrësh lajmet si provë  në vetting nuk është ligjore. Në lidhje me atentatin është në hetim nga SPAK. Prokuroria thotë që unë nuk kam procedim të hapur, kam shkuar dy herë në prokurori dhe jam pyetur vetëm për ngjarjen. Andi Maloku para se të ndërronte jetë ka thënë që dosjet që u gjetën në makinë,  i ka për personin S.D., që është avokat dhe do ia jepte atij. Duke vlerësuar pozicionin kushtues që keni, jam i vetmi në Shqipëri që kam qenë për hetime proaktive. Përderisa kemi përgjim parandalues, prokuroria të sjellin qoftë një përgjim ku unë kam dalë duke folur me një subjekt të krimit të organizuar”, ka thënë Ndoja.

Të fundit