Flash News

E-TJERA

Sulmi terrorist në Vienë, Meta e Basha mesazhe solidarizuese

Sulmi terrorist në Vienë, Meta e Basha mesazhe solidarizuese
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmin terrorist në Vienë, ku deri tani raportohet të jenë vrarë 3 civilë dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Meta shprehet se mendimet e lutjet shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës.

Më tej ai shton se Shqipëria qëndron me aleatët austriakë në luftën kundër terrorizmit.

Mesazhi i Metës:

Lajme të tmerrshme nga #Vienna sonte.

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës.

Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka shprehur solidaritetin me popullin dhe autoritetet austriake.

Ai shton se mendimet dhe lutjet e tij janë për familjet e viktimave.

Mesazhi i Bashës:

Dënoj ashpër sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë.  Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake.

Të fundit