Flash News

E-TJERA

I trembet hakmarrjes, motra e Dan Hutrës kërkon mbrojtje

I trembet hakmarrjes, motra e Dan Hutrës kërkon mbrojtje

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave në Paskuqan dhe Kamëz dhe i plagosjes së tre të tjerave, u la në burg një ditë më parë. Hutra nuk shprehu asnjë lloj pendese për krimin gjatë seancës gjyqësore.

Motra e tij 53-vjeçare, e cila banon me djalin e saj 29-vjeçar, është shprehur e frikësuar nga hakmarrja për shkak të vrasjeve që Hutra kreu brenda disa orëve tre ditë më parë.

Mësohet se 53-vjeçarja prej vitesh nuk kishte marrëdhënie të ngushta me Dan Hutrën, por megjithatë ajo i trembet një hakmarrje të mundshme për shkak të lidhjes së gjakut.

Dan Hutra qëlloi me breshëri armësh në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, duke e lënë të plagosur atë dhe nënën e saj, Kujtime Hysa. Nga të shtënat mbetën të vrara motra e Elenës, Mevlute Hysa, dhe e fejuara e vëllait të saj, Hasime Dafku.

Hutra ekzekutoi me armë edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës kur vuante dënimin në IEVP Korçë.

E plagosur mbeti edhe Marjana Gurakuqi, me të cilin Hutra thuhet se ka pasur dikur lidhje intime. Gurakuqi u plagos me thikë nga Hutra, pasi ky i fundit i kërkoi 80 mijë euro që ia kishte borxh 40-vjeçarja.

Të fundit