Flash News

E-TJERA

I uli dënimin Arben Grorit, KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit

I uli dënimin Arben Grorit, KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar me shumicë votash gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësore të Elbasanit, Taulant Tafa.

Gjyqtari u shkarkua pas rivlerësimit në tri kritere: pasuria, figura dhe profesionalizmi. Në korrik të vitit 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, për vendimin për uljen e dënimit me 720 ditë të Arben Grorit.

Sipas Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Tafa me vendimin e tij ndaj Grorit, kishte favorizuar të dënuarin për vrasje. ILD kërkoi asokohe shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi pezullim nga detyra për tre muaj.

Tafa ka punuar për më shumë se dy dekada si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit të Elbasanit.

Të fundit