Flash News

E-TJERA

I vendoset tritol lokalit te "Rruga e Durrësit" në Tiranë

I vendoset tritol lokalit te "Rruga e Durrësit" në
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën kryesore të një lokali te "Rruga e Durrësit" në pronësi të shtetasit Arbër Sinani. 

Policia njofton se si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Nuk dihet ende se kush janë autorët, sakaq në dëshminë paraprake para hetuesve pronari i lokalit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di se kush mund ta ketë vendosur lëndën plasëse. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin e autorëve. 

 

Të fundit