Flash News

E-TJERA

I vihet tritol një shtëpie në Shkodër

I vihet tritol një shtëpie në Shkodër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së  Sokol Shpendi në Shkodër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe  është dëmtuar vetëm një cep i portës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit