Flash News

E-TJERA

Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te "Komuna e Parisit"

Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te "Komuna

Janë identifikuar i plagosuri dhe autori i ngjarjes te “Komuna e Parisit”.

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri pranë kompleksit “Kika 2”, është Lorenc Kosta rreth 45 vjeç. Autor dyshohet të jetë efektivi i policisë Ervin Goxhara.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë Kostën të shtrirë në trotuar.

"Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Të fundit