Flash News

E-TJERA

Identifikohet shqiptarja e vrarë në Greqi, autor i dyshuar ish-bashkëshorti, i paditur 3 herë për dhunë nga viktima

Identifikohet shqiptarja e vrarë në Greqi, autor i dyshuar

Enkeleida Danaj është 40-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e vrarë me thikë në mes të rrugës në Greqi. Autor i dyshuar i ngjarjes është ish-bashkëshorti i saj, Eduard Danaj.

Ky i fundit është denoncuar disa herë nga 40-vjeçarja për dhunë në familje. Çifti ishte në proces divorci.

Më 3 prill të vitit 2013, Enkeleida e ka paditur ish-bashkëshortin për dhunë. Eduardi është arrestuar dhe më pas është dërguar në Prokurori.

Në 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj Eduardit për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.

Më 7 maj 2024, viktima ka bërë tjetër padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.

Të fundit