Flash News

E-TJERA

“Ik o ik, dil nga studio”, Kadilli debat me Gabën: Ti këto përsërit, dhe shfryn

“Ik o ik, dil nga studio”, Kadilli debat me Gabën: Ti këto

Është shoqëruar me debate mes të ftuarve emisioni “Politiko” në Top Neës, ku në fokus pati zgjedhjet e pjesshme vendore të kësaj të diele.

Sekretari i Marrëdhënieve me jashtë në PD, Gentjan Gaba dhe kreu i lëvizjes IDE, Fatbardh Kadilli kanë debatuar mes tyre, kur ky i fundit tha se në këto zgjedhje nuk ka garë pasi qytetarit nuk i ka mbetur çfarë të zgjedhë.

“Janë zgjedhje pa garë. Në këto zgjedhje qytetari s’ka çfarë të zgjedhë, se dhe vetë opozita sulmohet mes vetes. Këtë e kuptojmë dhe nga debati në studio. E kemi parë se çfarë ofrojnë kahet e opozitës,” u shpreh ai.

Ndërsa ai u kundërshtua nga analisti Gaba i cili i tha se Kadilli përdor të njëjtat fjalë përherë dhe shfryn.

“Ti gjithmonë këto përsërit, dhe shfryn...” tha Gaba.

Ndërsa Kadilli ia ktheu duke i thënë: “Më lër të mbaroj...”

Gaba: “Po mirë, ik o ik, ik dil nga studio...”.

 

Të fundit