Flash News

E-TJERA

Ikën Hervin Çuli, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar

Ikën Hervin Çuli, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit

Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, pas lirimit nga detyra nga kjo detyrë të Hervin Çulit.

Vendimi

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit