Flash News

E-TJERA

IKMT vijon aksionin në "Unazën e re": Nesër do të shemben 10 objekte, janë marrë masat për lirimin e tyre

IKMT vijon aksionin në "Unazën e re": Nesër do të

Nesër do vijojë aksioni për shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja”. Përmes një njoftimi, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bëri me dije se do të shemben 10 objekte. Gjithashtu njoftoi se janë marrë masat për lirimin e tyre.

Njoftimi i plotë:


Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).
Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.

Të fundit