Flash News

E-TJERA

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit që liroi Gerd Gjeneralin, Kuqo: Shkeljet ndaj meje s'janë të vërtetuara! Procesi me qëllime të paracaktuara

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit që liroi Gerd Gjeneralin, Kuqo:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot seancën për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, i akuzuar për lirimin në mënyrë të dyshimtë të Gerd Gjinararin (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Arben Grorin në Itali më ’97.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, duke theksuar se me vendimin e tij ka cenuar imazhin e gjyqësorit. Sipas ILD, nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit përsëritës, pasi i dënuari përbën rrezik për komunitetin.

Metani u shpreh se gjyqtari Kuqo ka kryer disa shkelje disiplinore me dashje, për këtë arsye është i nevojshëm shkarkimi i tij nga detyra.

“Gjyqtari Markelian Kuqo është i padenjë për të vijuar detyrën. Të jepet shkarkimi nga KLGJ për gjyqtarin Kuqo”, u shpreh Metani.

Ndërkaq në kundërpërgjigje të deklaratës së Metanit, gjyqtari Kuqo e cilësoi procesin e metë, me qëllime të paracaktuara, ndërsa shton se: “Administrova raportin e IEVP Drenovë. Në raport thuhej se rehabilitimi i tij ishte i mundshëm. Administrova edhe raportin e zyrës së provës dhe sipas këtij raporti, ishte i mundshëm integrimi i tij në shoqëri. Apeli s’administroi aktin burimor, shmangu konstatimet. Shkeljet që me drejtohen nuk janë të vërtetuara.”

Të fundit