Flash News

E-TJERA

Ilir Beqaj “kursen” 120 mijë lekë për të marrë dosjen hetimore të Sterilizimit nga SPAK

Ilir Beqaj “kursen” 120 mijë lekë për të

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar të paguajë 120 mijë lekë taksë, për marrjen e akteve të dosjes hetimore të tij nga SPAK.

Beqaj i është drejtuar gjykatës me një kërkesë penale, që SPAK t’i japë aktet e dosjes pa e detyruar atë të paguajë shpenzimet proceduriale paraprakisht.

Në seancën e zhvilluar sot, Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokatët e tij. Seanca u shty për një datë tjetër që kërkuesi të ketë kohë të paraqesë provat.

Avokati i Beqajt pretendoi se ish-ministri si një person nën hetim, nuk mund të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe shpenzimet proceduriale. Sipas tij, kjo pagesë duhet të kryhet në fund të procesit.

Ndaj Beqajt, Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre në mesin e muajit nëntor të 2023.

Hetimi bën fjalë për shkeljet në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Beqaj është person nën hetim edhe për çështjen e check-up pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.

Të fundit