Flash News

E-TJERA

Ilir Daja largohet nga Partizani, pritet zyrtarizimi nga klubi

Ilir Daja largohet nga Partizani, pritet zyrtarizimi nga klubi

Trajneri Ilir Daja nuk do të jetë më në stolin e Partizanit. Panorama Sport shkruan se tashmë Daja ka vendosur të mos jetë në krye të klubit të kuq.

Trajneri e kishte paralajmëruar largimin nga klubi edhe më herr, pas humbjes në debi. Ndërkohë që pritet edhe konfirmimi dhe zyrtarizimi nga klubi.

Në 15 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore, për këtë edicion, Partizani ka fituar vetëm 4 ndeshje, 6 barazime dhe 5 humbje. Në total ka grumbulluar 18 pikë duke u pozicionuar kështu në vendin e pestë.

Ilir Daja e mori detyrën e trajnerit të ‘demave’ në gusht të vitit 2020. Karriera e tij me Partizanin zgjati vetëm 16 muaj.

Të fundit