All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ilir Meta thirret të hënën në SPAK, do të njihet me mbylljen e hetimeve

All - Paragraf - 1

Ilir Meta thirret të hënën në SPAK, do të njihet me

Presidenti i PL, Ilir Meta, është thirrur të hënën në orën 11:00, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’u njohur zyrtarisht me mbylljen e hetimeve ndaj tij.

All - Paragraf - 3

Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej 21 tetorit të vitit të kaluar. Pritet që ai të shoqërohet nga efektivët për në ambientet e SPAK, ku do të jetë i pranishëm së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani.

Në këtë fazë proceduriale, Meta do të firmosë aktin e njoftimit për përfundimin e hetimeve.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe pak ditë më parë për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, si dhe për Piro Xhixhon, të cilët janë të përfshirë në të njëjtin çështje penale.

Të fundit