Flash News

E-TJERA

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Ahmed Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë. Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kalaja mohoi akuzat, duke e quajtur çështjen një “keqkuptim” dhe duke theksuar se ka qenë bashkëpunues me autoritetet në çdo hap të procesit.

Ahmed Kalaja gëzon reputacion të lartë në komunitetin mysliman shqiptar, me një prani të madhe në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra mijëra ndjekës./ Euronews Albania

Të fundit